spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Përpjekja për grusht shteti në Serbi, çfarë synonte Kremlini?

Tentativa e fundit për një grusht shtetit në Serbi, përfaqëson një pikë kthese kritike në politikën e Ballkanit, duke ekspozuar institucionet e brishta të brendshme dhe ekuilibrin delikat të Serbisë midis BE-së dhe Rusisë.

Ndërsa komploti u neutralizua shpejt, kjo ngjarje ngre pikëpyetje urgjente mbi taktikat ruse të përmbysjes, kohën e zgjedhur në mesin e paqëndrueshmërisë rajonale, si dhe ngjashmëritë e habitshme me përpjekjen e fundit për grusht shteti në Armeni.

Serbia gjendet aktualisht nën një presion të fortë nga BE-ja dhe SHBA-ja, për t’u pozicionuar qartë në lidhje me Ukrainën, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe për reduktimin e varësisë nga energjia e Rusisë.

Po ashtu, presidenti Aleksandar Vuçiç përballet me kundërshtime gjithnjë e më të mëdha, sidomos nga fraksionet nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë, që e akuzojnë atë për “tradhti të unitetit sllav”. Përpjekja për grusht shteti, dukej se synonte të pengonte reformat, dhe të impononte një rikthim drejt një linje të ashpër pro-ruse.

Ndërkohë, tentativa për grushtin e shtetit përkoi me bisedimet Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuara nga Brukseli. Ndërprerja e tyre i shërben interesave ruse, duke ruajtur konfliktet e ngrira dhe bllokuar rrugët e integrimit në BE. Pastaj s’duhet lënë mënjanë presioni socio-ekonomik dhe tensionet e elitës.

Aktualisht Serbia po përballet me një inflacion të lartë, pasiguri energjetike, lodhje masive të publikut me korrupsionin e qeveritarëve dhe fragmentim të rrethit të brendshëm të regjimit, që po krijon hapësirë ​​për ndërhyrje nga jashtë.

Gjurmët ruse: Dorë e fshehur, taktika të njohura

Shërbimi sekret rus ka rrënjë të thella në Serbi, përmes ushtarakëve të trajnuar në Rusi, shërbimeve të sigurisë (infiltrimin tek BIA), Kishës Ortodokse dhe lëvizjeve politike të ekstremit të djathtë. Ashtu si me Armeninë, shërbimi sekret i çështjeve të jashtme, GRU, ka të ngjarë të ketë dhënë sinjale operacionale, ndërsa ai i shërbimit të sigurisë së brendshme, FSB, ka punuar për të krijuar një narrativë politike dhe ideologjike rreth “tradhtisë së sovranitetit”.

Thuhet se protagonistët e tentativës për grusht shteti, kishin lidhje me veteranët e luftërave të Kosovës dhe Bosnjës, me grupet e ekstremit të djathtë si Srpska Desnica dhe Obraz, si dhe me kampet stërvitore të lidhura me Rusinë në Ballkan. Ai ngjan me modelin armen, ku aktorë ushtarakë dhe nacionalistë të pakënaqur, u mobilizuan për të ushtruar “presion patriotik”.

Në javët para tentativës, mediat e financuara nga Rusia (RT Balkan, Sputnik Serbia), i përforcuan ndjenjat anti-BE dhe anti-NATO. Kleri ortodoks pranë Moskës, paralajmëroi për një “pushtim shpirtëror perëndimor”. Armenia dhe Serbia, i shohin Kishat e tyre Ortodokse të përdorura nga Kremlini si një levë të fuqisë së butë.

Pasojat e kësaj përpjekjeje

Së pari mund të shohim një riorganizim të brendshëm politik. Vuçiç ka të ngjarë të spastrojë figurat pro-ruse në ushtri dhe shërbimin sekret, të forcojë kontrollin mbi fraksionet e ekstremit të djathtë dhe të përshpejtojë bashkëpunimin e fshehtë me shërbimin sekret perëndimor.

Së dyti, do të kemi një polarizimi të mëtejshëm të publikut. Një rritje afatshkurtër e valës së nacionalizmit, mund të pengojë vrullin e reformave. Ndërkohë, do ketë potencial për protesta të reja ose radikalizim, veçanërisht në Serbinë Jugore.

Së treti, do të ketë një ndikim direkt në marrëdhëniet Serbi-Rusi. Kjo do të ndodhë në formën e një ftohjeje të shpejtë të tyre. Serbia është distancuar tashmë publikisht, teksa Vuçiç la në nënkuptohej “sabotimin nga të huajt”. Aktualisht bashkëpunimi me Rusinë në fushën e mbrojtjes shihet si një pengesë, dhe jo si një aset.

Së katërti mund të kemi një riorganizim strategjik, në formën e një bashkëpunimi më të ngushtë në fushën e sigurisë me NATO-n (jo zyrtarisht) dhe shërbimeve të inteligjencës të SHBA-së dhe BE-së. Në këtë kuadër, Serbia mund të përshpejtojë diversifikimin e furnizimit me energji, reformat e saj ushtarake dhe de-rusifikimin e infrastrukturës më të rëndësishme.

Së pesti, Beogradi ka të ngjarë të riformulojë neutralitetin e tij: Jo pro-Perëndimit, por kundër destabilizimit, duke i justifikuar lidhjet më të ngushta me Evropën si një çështje mbijetese kombëtare. Përpjekja për grusht shteti në Serbi nuk është e izoluar.

Ajo përputhet me një model të grushteve hibride ruse, që synojnë të godasin shtetet në tranzicion drejt largimit nga sfera e ndikimit të Moskës. Tani për tani, mbijetesa e Vuçiç në pushtet mund të varet nga aftësia e tij për të spastruar me vendosmëri aktorët pro-rusë, stabilizuar institucionet dhe balancuar me një transparencë më të madhe presionet Lindje-Perëndim.

Rusia nuk kërkon partneritete të barabarta, madje as me kombe të afërta nga ana kulturore. Ajo dëshiron shtete kliente të kontrolluara, regjime të nënshtruara, që varen nga Moska për mbijetesë, jo për legjitimitet. Ajo preferon që partnerët e saj të jenë të brishtë nga brenda, të varur nga “stabilizimi” rus dhe të cenueshëm ndaj depërtimit të inteligjencës ruse.

Kur një aleat bëhet mjaftueshëm i qëndrueshëm dhe sovran për të zgjedhur rrugën e vet, Moska mund të fillojë të nxisë kaos të kontrolluar: një “grusht shteti”, trazira, sulm kibernetik ose dezertim nga elita – për t’i kujtuar atyre se kush i mban çelësat.

Duke tentuar një grusht shteti në kundërpërgjigje të armëve serbe që shkojnë në Ukrainë, Moska i dërgon një mesazh të frikshëm Hungarisë që të mos përpiqet ta respektojë shumë NATO-n, Kazakistanit që të mos i shesë dronë Evropës dhe Gjeorgjisë se do të përshkallëzohet situata nëse vazhdon të zhvendoset drejt Perëndimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit