Përparim Rama reagon pasi Prokuroria u aktivizua për ekspozitën e Shkëlzen Gashit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka mirëpritur aktivizimin e Prokurorisë Speciale lidhur me ekspozitën e Shkëlzen Gashit.

Rama ka deklaruar se çdo përpjekje për ta shtrembëruar apo manipuluar historinë e vendit duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale.

“E përshëndes veprimin dhe qasjen institucionale të Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.E vërteta historike e Kosovës nuk është çështje interpretimi, por themel i pandryshueshëm i drejtësisë dhe i dinjitetit kombëtar. Çdo përpjekje për ta shtrembëruar apo manipuluar atë duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë institucionale”, ka shkruar Rama.


Rama ka thënë se duhet të veprohet me zero toleranë ndaj atyre që cenojnë të vërtetën historike dhe rendin kushtetues.

“Është koha e fundit që individë jokompetentë dhe të papërgjegjshëm të mos tolerohen të manipulojnë periudhat më të dhimbshme dhe më të rëndësishme të historisë sonë. Historia nuk është hapësirë për eksperimente, as për narracione të rreme.Presim që institucionet e drejtësisë të veprojnë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që cenon të vërtetën historike dhe rendin kushtetues”, ka shtuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit