spot_img
Monday, November 17, 2025
spot_img

Përparim Rama pas votimit: Sot qytetarët e kanë në dorë të ardhmen, shpresoj në vendim për qytetin që zhvillohet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se sot është dita e demokracisë në Kosovës.

Ai ka theksuar se qytetarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre. Rama theksoi se çdo votë që jepet, shpreson të jetë vendim për qytet që zhvillohet e që është i hapur ndaj miqve ndërkombëtarë.

“Sot festojmë demokracinë përmes votës, akti më i thjeshtë, por më i fuqishëm i pjesëmarrjes. Sot qytetarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre për katër vitet e ardhshme. Uroj që çdo votë të jetë një vendim për një qytet që zhvillohet, që bashkëpunon dhe që është i hapur ndaj miqve tanë ndërkombëtarë. Një falënderim të veçantë për gazetarët dhe mediet që po bëjnë punë të mrekullueshme në informimin e qytetarëve”, ka shkruar Rama në rrjete sociale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit