Përparim Rama nis shkarkimet në Komunën e Prishtinës: largohet drejtori i Transformimit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur lëvizjet e para në strukturat komunale, duke liruar nga detyra Drejtorin e Transformimit, Gëzim Kastratin.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se vendimi tashmë i është komunikuar Kastratit, ndërsa si arsye zyrtare i është përmendur pretendimi se kjo drejtori kërkohet nga partnerë politikë.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, pas këtij vendimi fshihet një dinamikë më e thellë politike, që lidhet me zhvillimet e fundit brenda LDK-së dhe raportin e tensionuar mes Lumir Abdixhikut dhe Përparim Ramës.


Siç mëson Sinjali, ky shkarkim shihet si pjesë e një procesi më të gjerë të ristrukturimit në Komunën e Prishtinës, ku pritet të preken edhe emra të tjerë të lidhur me rryma të ndryshme brenda partisë.

Burimet theksojnë se, ndonëse Kastrati konsiderohej si një nga njerëzit e afërt të Ramës, kohëve të fundit ai kishte mbajtur kontakte edhe me krahun e Abdixhikut, gjë që mund të ketë ndikuar në vendimin për largimin e tij.

Ky zhvillim vjen në një moment kur raportet mes Abdixhikut dhe Ramës konsiderohen të jenë në pikën më të ulët, me mungesë komunikimi dhe koordinimi.

Sipas burimeve, shkarkimi i Kastratit mund të jetë vetëm fillimi, ndërsa në ditët në vijim priten edhe lëvizje të tjera në drejtoritë komunale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit