Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot vizitoi familjen e heroit tonë kombëtar, Fahri Fazliu.
“Ndjehem më se i nderuar që sot vizitova familjen e heroit tonë kombëtar, Fahri Fazliu, trashëgimia e të cilit jeton dhe nderohet çdo ditë nga brezat që frymëzohen me veprën e tij.
Sot përulemi me respekt dhe krenari përpara veprës së lavdishme të heronjve të kombit, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia që më 2 nëntor 1989, në Prishtinë, ranë heroikisht duke vulosur me gjakun e tyre rrugën drejt lirisë së Kosovës. 🇽🇰
Ata u përballën me forcën e pushtuesit me guxim të pashoq, duke mbetur përjetësisht simbol i qëndresës dhe i dashurisë për atdheun. 🇦🇱
Është obligim i yni që të punojmë me përkushtim për Republikën për të cilën ata ranë!
Lavdi!”, tha Rama.









