spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Përmbytje në Australi, mijëra njerëz braktisin mes frikës shtëpitë e tyre

Një grua ka vdekur në Australi dhe mijëra persona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas reshjeve të rrëmbyeshme që shkaktuan përmbytje në veri të Queensland.

Autoritetet kanë paralajmëruar se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

“Më shumë se 1,000 mm (39 in) shi ka rënë në pjesë të verilindjes së Queensland që nga e premtja me “reshje rekord” që do të vazhdojnë”, kanë njoftuar autoritetet.

Meteorologët thonë se këto mund të jenë përmbytjet më të këqija në rajon në më shumë se 60 vjet.

Gruaja që vdiq ishte në bordin e një gomone të Shërbimit të Emergjencave Shtetërore (SES), e cila goditi një pemë dhe u përmbys në qytetin Ingham, në veriperëndim të Queensland.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit