spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Përmbyset një varkë pranë kufirit Tajlandë-Malajzi, zhduken mbi 200 persona

Të dielën pas përmbysjes së një varke pranë kufirit mes Tajlandës dhe Malajzisë janë zhdukur qindra persona, kështu njoftuan autoritetet malajziane të detarisë.

Sipas autoriteteve, deri më tani janë shpëtuar 10 persona, ndërsa është gjetur një trup i pajetë.

Admirali i Parë Romli Mustafa, drejtor i autoritetit detar për shtetet veriore Kedah dhe Perlis, tha se rreth 300 persona ndodheshin në bord kur anija u nis nga Buthidaung, në Mianmar, tre ditë më parë.

Ai shtoi se shpresa për të gjetur të mbijetuar mbetet, ndërsa kërkimet vazhdojnë në det.

“Shpresojmë të gjejmë të mbijetuar, por kushtet e motit dhe valët e larta e bëjnë operacionin shumë të vështirë,” tha Mustafa.

Sipas mediave shtetërore Bernama, ndër të shpëtuarit janë tre burra nga Mianmari, dy nga komuniteti Rohingya dhe një shtetas i Bangladeshit. Viktima e gjetur është një grua Rohingya.

Komuniteti Rohingya, me shumicë myslimane, prej vitesh i ikën persekutimit në Mianmarin budist, ku u mohohet shtetësia dhe të drejtat bazë.

Policia tha se grupi që synonte të shkonte në Malajzi fillimisht udhëtonte me një anije të madhe, por afër kufirit u urdhërua të kalonin në tre varka më të vogla, secila me rreth 100 persona, për të shmangur zbulimin nga autoritetet.

Fati i dy varkave të tjera mbetet i panjohur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, tha shefi i policisë së Kedahut, Adzli Abu Shah.

“Ne po punojmë pa ndërprerje për të gjetur të zhdukurit dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë,” deklaroi Shah.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit