Sot ka ndodhur një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës, ku dy persona u arrestuan nga policia.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se njëri nga të arrestuarit është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa tjetri është trajtuar si dëshmitar.
Gjithashtu, një person i tretë është dërguar në spital për trajtim mjekësor pas përleshjes në lagjen Kodra e Minatorëve.
”Sot pas pranimit të informacionit se në lagjen Kodra e Minatorëve, ka përleshje fizike, policia ka reaguar dhe ka arrestuar dy persona, ndërsa të tretin e ka dërguar në spital për të pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit një person me urdhër të prokurorit është ndalu për 48 orë, ndërsa personi i dytë ka kaluar si dëshmitar”.








