Përkrahje e madhe për Ferit Idrizin nga qytetarë, veteranë të UÇK-së e veteranë të arsimit

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me familjen Mazhiqi, ku morën pjesë edhe qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe veteranë të arsimit.

Idrizi tha se mbështetja e tillë është motivimi më i madh për të vazhduar punën me përkushtim dhe besim në fitoren e 12 tetorit.

Aty u diskutuan projektet dhe synimet për mandatin e ardhshëm.

“Organizimet si ky sonte, e nderimi që na bënë familja Mazhiqi, janë shtysa jonë më e madhe që të vazhdojmë të punojmë edhe më fuqishëm për fitoren tonë me 12 tetor. Me këtë familje të respektuar në Vushtrri, me shumë qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe veteranë të arsimit, folëm për mandatin tonë të ri, mandatin e punëve të mëdha. Nuk ka mënyrë më të mirë se kjo për të përfunduar një ditë me shumë vizita e takime. Faleminderit nga zemra për secilën fjalë, e përkrahjen e madhe”, ka shkruar Idrizi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit