Ferit Idrizi, kandidat për kryetar të Vushtrrisë, është përkrahur masivisht nga veteranët dhe familjet e dëshmorëve.
Idrizi thotë se kjo përkrahje ka vlerë të jashtëzakonshme për të, sepse vjen nga ata që sakrifikuan më shumë se kushdo për Kosovën.
“Nder dhe emocion i veçantë të takoj shokët e idealit, njerëzit që mbajnë mbi supe historinë e lirisë tonë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjet e dëshmorëve.
Në çdo fjalë të tyre ndjeva përkushtimin dhe dashurinë për vendin, por edhe mbështetjen e madhe për punën tonë të përbashkët këto katër vite. Kjo përkrahje ka vlerë të jashtëzakonshme për mua, sepse vjen nga ata që sakrifikuan më shumë se kushdo për Kosovën. Faleminderit nga zemra për besimin e dhënë”, thotë Idrizi.









