spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

“Periudha më e vështirë e jetës, kur po bëhesha nënë”, Marina Vjollca: Probleme me sëmundjen e Getit

Marina Vjollca ka folur hapur për periudhën e vështirë të shtatzënisë dhe sfidat që ka kaluar gjatë kohës kur u bë nënë. Ajo ka treguar se shtatzënia e saj ka qenë shumë e vështirë dhe ka rrezikuar të dështojë, duke shtuar se kjo periudhë ka qenë ndër më të vështirat e jetës së saj.

“Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën time, për shkak të situatës familjare që përjetova me Getin dhe sëmundjen e tij. Pavarësisht kësaj, unë e gjeja forcën në vetvete dhe thashë që duhet të vazhdoj të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova përpara,” ka thënë Marina.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se gjatë asaj periudhe askush nuk e dinte se çfarë ajo po përjetonte, duke treguar një forcë të jashtëzakonshme për të kaluar përmes sfidave të shumta që e kishin përfshirë. Marina ka theksuar se kjo është një nga arsyet që e ka bërë të jetë më e fortë se kurrë.

“Ishte një shtatzani shumë e vështirë, që ishte duke dështuar. Periudha që unë u bëra nënë ka qënë një nga periudhat më të vështira në jetë, për shkakun e gjendjes familjare, që unë përjetova me Getin, me sëmundjen e tij, i dhashë forca vetes, thashë që duhet të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë jam bërë më e fortë. Askush në atë periudhë nuk e dinte se çfarë unë po përjetoja”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit