Një qytetar nga Zhubi i Prizreni, i quajtur Ajrim Mujaj ka gënjyer publikisht duke njoftuar se është punësuar në Policinë së Kosovës.
“Perhajr na koft puna re.! Vetem perpara.”, shkroi Mujaj në Facebook, duke bashkëngjitur dy fotografi i veshur me uniformën e Policisë.
Në fotografinë e tij, urimet nga miqtë e tij ishin të shumëta, por ajo çka ishte interesante ishte komenti i ish-komandantit të stacionit policor në Prizren, Qamil Kroni.
“A po a”, ka shkruar Kroni.
Vlen të ceket që prezantimi i rremë si zyrtar policor ose mbajtja pa autorizim e shenjave të personit zyrtar përbën vepër penale.









