Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me liderët e partive politike, ku prezantoi dy propozimet e tij për zhbllokimin e ngërçit institucional.
Në përpjekje për të theksuar peshën e VV-së në skenën politike, Kurti tha se nuk ka shtet në Evropë ku një parti është më e madhe se partia e dytë dhe e tretë së bashku.
“Ma gjeni një vend në Evropë ku partia e parë është më e madhe se partia e dytë dhe e tretë së bashku?”, tha ai para gazetarëve.
Por pa pritur gjatë, një nga gazetarët në sallë u përgjigj: “Shqipëria”.
Kurti, i befasuar nga përgjigjja e menjëhershme, pranoi me një buzëqeshje: “Po, Shqipëria e vërtetë është”.








