spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Përfunduan Lojërat Tradicionale “Rugova 2025”, ndahen medaljet për pjesëmarrësit

Në fshatin Bogë të Rugovës, të Komunës së Pejës, sot janë mbajtur Lojërat Tradicionale të Rugovës, “Rugova 2025”.

Në këto lojëra, që organizohen për mbi 30 vite, shfaqet forca, shkathtësia dhe mençuria mes pjesëmarrësve.

Garuesit morën pjesë në këto disiplina: Rrëzimi i duarve, hedhja e llastarit, hedhja e gurapeshit, tërheqja e litarit, ngjitja në shilor, etj. Manifestimi u shoqërua edhe me program artistik.

Në hapjen e këtyre lojërave mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me një delegacion qeveritar, sikurse edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri

Kurti tha se në këto lojëra, ku shfaqet forca, shkathtësia dhe mençuria, po bashkohen pikërisht gjeneratat për të përcjellë jo vetëm vlerat e fisit të Kelmendit dhe të komunitetit të Rugovës, por edhe frymën e bashkësisë që e ka ruajtur këtë traditë për dekada.

Lojërat tash kanë përfunduar ku edhe janë ndarë medaljet për pjesëmarrësit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit