Ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve të delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku pritet të kërkohet shkarkimi i kryetarit, Lumir Abdixhiku.
Por, data se kur do të mbahet ky Kuvend ende nuk dihet.
Kështu ka bërë të ditur për Radio Dukagjinin, sekretari i LDK-së, Ilir Ferati i cili tha se aktualisht janë në fazën e përgatitjeve teknike.
“Ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve tash po presim përgatitjen e pjesëve të tjera të cilat janë teknike, por si sekretariat jemi duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që me pas të mundshme që sa më shpejt me i dhënë drejtim demokratikë partisë. Në momentin që jemi të gatshëm e njoftojmë kryetarin dhe pastaj ai në një afat sa më të shpejt me bë ftesën për Kuvendin, nuk ka arsye për shtyrje të Kuvendit dhe me sa kam parë edhe kryetari është i interesuar që sa më shpejt ta kryej si proces që me krijuar njëfarë paqe brenda për brenda njerëzve të LDK-së“, tha ai.








