spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Përfundon takimi ndërmjet Sorensenit dhe Petkoviqit

Ka përfunduar takimi i të dërguarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen dhe negociatorit serb Petar Petkoviq, në Bruksel.

Tani vazhdon i takimit bilateral i ekipit të ekspertëve të BE-së dhe të atyre të Serbisë së bashku me Petkoviqin.

Takimi është pjesë e raundit të ri të dialogut që zhvillohet nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Ky është raundi i parë i dialogut me Sorensenin, pasi ai më 1 shkurt mori detyrën nga Miroslav Lajçaku.

Negociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dje me ekipin e tij ka pasur takim me Peter Sorensenin.

Pas takimit, Sorenseni deklaroi se kanë diskutuar për një spektër të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai shtoi se planifikon që së shpejti të jetë mikpritës i një takimi trepalësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit