Përfundon numërimi në Vushtrri, Ferit Idrizi i PDK-së dhe Sylejman Meholli i VV-së shkojnë në balotazh

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Vushtrrisë, ku zgjedhjet lokale kanë nxjerrë dy kandidatë për garën e balotazhit: Ferit Idrizin nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Sylejman Mehollin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, Ferit Idrizi kryeson me 45.56% të votave, që përkthehet në 13,526 vota, ndërsa Sylejman Meholli i VV-së renditet i dyti me 30.63% apo 9,093 vota.

Në vendin e tretë është kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, me 19.72% të votave, duke mbetur kështu jashtë garës për raundin e dytë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit