Përfundon numërimi, kjo është renditja e subjekteve politike në Kuvend Komunal

Ka përfunduar sot, numërimi i votave për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, nga zgjedhjet e mbajtura më 12 tetor.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës, ka dalë subjekti më i votuar me 38.26% të votave, apo 10,721 vota në total. Ky rezultat e rendit PDK-në si kryesore në përbërjen e re të Kuvendit Komunal.

Pas PDK-së, në vendin e dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje, me 26.15% të votave (7,329 vota), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 21.43% apo 6,005 vota.

Renditja e subjekteve të tjera është si vijon:

NISMA Socialdemokrate – 5.50% (1,542 vota)

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 4.14% (1,160 vota)

Srpska Lista – 2.97% (832 vota)

Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0.97% (272 vota)

Këto rezultate përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, i cili pritet të ketë një dinamikë të re politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit