Qytetarët e Mitrovicës do të duhet të votojnë edhe në raundin e dytë për të përcaktuar kryetarin e kësaj komune.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave në këtë komunë, ku kandidati i PDK-së, Arian Tahiri nuk ka arritur të marrë 50 për qind të votave.
Tahiri ka fituar 15,368 vota, ku në balotazh do të përballet me Faton Pecin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka marrë 28 vota më pak se Tahiri i PDK-së.











