Është mbyllur seanca ku po dëshmon Shukri Buja në Hagë.
Vendimi është marrë nga gjqytari Charles Smith.
Ai e ka detyruar Bujën të përgjigjet, dhë nëse kjo nuk bëhet, atëherë ndaj Bujës mund të merren masa.
“Dëshmitar unë ua rikujtoj se në bazë të deklaratës solemne që keni lexuar, jeni detyruar të thoni të vërtetën, sipas rregullores dhe ligjit, ju këshilloheni, dhe iu kam këshilluar, që nuk ka nevojë të përgjigjeni një pyetje që është inkriminuese, përveç nëse duhet të përgjigjeni me garancinë sipas rregullores. Ju duhet ta keni të qartë se nëse gjykata iu urdhëron të përgjigjeni, duhet t’i përmbaheni këtij detyrimi, nëse nuk i përgjigjeni pyetjeve, pasi iu ka udhëzuar trupi gjykues, ndaj jush mund të merren masa, dhe shqiptimin e një gjobe”, tha gjyqtari.






