E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas këtij takimi, Pratipatti nuk pranoi të japë asnjë deklaratë për media.
Njëjtë ka vepruar edhe para se të futej në objektin e presidencës.
Ky takim vjen pasi kanë mbetur rreth një javë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri.
Osmani e ka shprehur synimin edhe për një mandat.










