“Përfitoi kundërligjshëm, me faktuara të rreme dëmtoi kompaninë” Policia deklarohet për arrestimin e Valon Llukës

Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë për arrestimin e biznesmenit Valon Lluka.
Policia bëri të ditur se i njëjti u arrestua nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën e tij-autorizimin e një kompanie duke lidhur kontrata të dëmshme.

I njëjti ka ofruar raporte të rreme, ku dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu i dyshuari për mes faktuarave të rreme e ka dëmtuar kompaninë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndryshe dje me urdhër të prokurorisë, biznesmeni Valon Lluka është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur saktësisht se ku dyshohet se Valon Lluka i ka kryer këto veprime. Megjithatë, veprat penale për të cilat dyshohet ai nga Prokuroria përputhen me veprat penale të dyshuara në kallëzimin penal.

Ndryshe veriu.info ka siguruar një kallëzim penal të ushtruar nga kompanitë “ISDIAR L.L.C.” dhe “Hirano Mushroom L.L.C.” më 24 tetor 2025 në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj Valon Llukës. Në “ISDIAR L.L.C.”, Behgjet Pacolli ka 100% të aksioneve, ndërsa në “Hirano Mushroom L.L.C.” ka 43% të aksioneve.

Në kallëzimin penal, Valon Lluka denoncohet nën dyshimin se, në cilësinë e drejtorit menaxhues të këtyre dy kompanive, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, “Lidhja e kontratës së dëmshme”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” dhe “Mashtrimi”.

Sipas këtij kallëzimi penal të bërë nga kompanitë e Behgjet Pacollit, Valon Lluka akuzohet se, ndërmjet datës 24.12.2024 dhe 30.06.2025, përmes paraqitjes së rreme të fakteve, kishte nxitur personat përgjegjës për kryerjen e pagesave brenda kompanisë “ISDIAR L.L.C.” që të paguanin pjesërisht një faturë të parregullt të lëshuar nga nënkontraktori “2A Group L.L.C.” për punë të pretenduara se ishin kryer nga kjo kompani në lidhje me ndërtimin e aeroportit në Bengazi, Libi.

“Kompania 2A Group LLC ka lëshuar një faturë me Nr. 65/2024, të datës 24.12.2024, e lëshuar në vlerë prej 1,577,850.70 USD (dollarë amerikan), apo në vlerë prej 1,517,892.37 Euro. Fatura është në gjuhën angleze me përshkrimin tek “Discription of Ëorks” – “Construction Ëorks Airfield, Neë Benghazi Airport, Benghazi, Libya” në vlerë prej 130,325,160.00 USD, dhe me përshkrimin më poshtë “Total executed Ëorks up to: 31.12.2024: 1,972,313.37 USD”. Përkundër që fatura e tillë nuk ishte lëshuar në përputhje me Kontratën dhe ishte lëshuar pa pranim të përkohshëm të punëve të faturuara dhe për të cilat rrethana i pandehuri më larë ishte në dijeni, i njëjti përmes paraqitjes së rreme të fakteve se gjoja punët janë kryer dhe fatura është e rregullt, ka nxitur zyrtarët përgjegjës për pagesë të kompanisë ISDIAR L.L.C., të bëjnë pagesë të pjesshme të faturës së parregullt në vlerë prej 600,000 USD (me fjalë: gjashtëqind mijë dollarë amerikan) më datën 07.04.2025”, thuhet në kallëzimin penal.

Ndryshe, kompania “2A Group LLC” është në pronësi të biznesmenit Valon Ademi, me të cilin Behgjet Pacolli ka telashe për menaxhimin e punimeve në aeroportin e Vlorës që prej gushtit të vitit të kaluar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit