spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Perëndimi po vetësulmohet!

“Themelimi i Këshillit të Fuqisë së Butë të Mbretërisë së Bashkuar në Londër nga Sekretari i Jashtëm David Lammy dhe Sekretarja e Kulturës Lisa Nandy, ndodh në një periudhë interesante. Me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, është zhvilluar një narrativë në të cilën bindja dhe ndikimi janë zëvendësuar nga komanda dhe imponimi në çështjet botërore. Të gjithë po thonë se kemi hyrë në një epokë të forcës. Por realiteti është më i pakapshëm dhe paradoksal”.

Kështu shkroi së fundmi në New Statesman filozofi britanik John Gray. Sipas tij, pushteti i fortë dhe ai i butë nuk janë të kundërt, krejtësisht të ndarë dhe të dallueshëm nga njëri-tjetri. Ata bashkëveprojnë vazhdimisht, ndonjëherë në mënyra në dukje kontradiktore. Kërcënimet me vendosjen e tarifave tregtare, klasifikohen diku në mes.

🔊
Trump i ka përdorur ato për të arritur qëllime joekonomike, siç është kontrolli i kufijve – Panamaja, Meksika dhe Kanadaja janë tërhequr shpejt – dhe në këtë drejtim ai po shfaqet si një aktor më racional sesa presidentët e mëparshëm të SHBA-së. SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë përdorur shumë forca ushtarake në Irak dhe Afganistan.

Rezultati i parashikueshëm ka qenë humbja dhe tërheqja. Pa pasur qëllime strategjike dhe duke i braktisur aleatët e saj, Perëndimi është treguar i pabesueshëm. Paradigma e fuqisë së butë negative, është politika energjitike e Britanisë. Efekti i një Britanie me zero emetime në ngrohjen globale do të ishte minimal, dhe perspektiva e kujtdo që imiton politikat e Ed Miliband është e largët.

Vetë Miliband po ndjek shembullin e Gjermanisë, Energiewende e së cilës – kalimi nga qymyri dhe energjia bërthamore tek energjia e pastër – e ka dobësuar bazën industriale të vendit. Sidomos në Jugun Global, vendet e formësojnë përzierjen e tyre të energjisë sipas rrethanave dhe domosdoshmërisë së tyre, dhe jo sipas qëndrimeve mesianike nga politikanët e “botës së parë”. Rezultati kryesor i politikë së zero emetime ndotëse në atmosferë është deindustrializimi, i cili zvogëlon aftësinë e vendeve që e ndjekin atë për të mbrojtur veten.

Zinxhiri i furnizimit me energji të rinovueshme, është në pronësi të Kinës, që kontrollon shumë nga mineralet e nevojshme të vendosura në Afrikë (ku rivalitetet në këtë front kanë nxitur luftëra shkatërruese). Vendosmëria e Trump për të “marrë” Grenlandën mund të duket e çuditshme, por ai nuk gabon kur e sheh atë si një nga vendet e fundit të mëdha të materialeve të nevojshme në fazën tjetër të industrializimit.

Qendrat gjigante të të dhënave të Inteligjencës Artificiale, janë shumë të etura për energji. Me një qeveri më të bindur në Kiev, Putin dhe Trump mund të ndajnë midis tyre pasurinë natyrore të Ukrainës. Ka pasur raportime për një bashkëpunim të mundshëm ruso-amerikan në Arktik, duke përfshirë hapjen e rrugëve të reja të transportit detar përmes shkrirjes së akullnajave.

Tashmë ka nisur një epokë e re luftërash për burime dhe aleancash të fuqive të mëdha, të nxitura nga progresi teknologjik. Është folur shumë për një shitje të Ukrainës nga Trump, në një stil të ngjashëm me Konferencën e Mynihut në vitin 1938, kur nazizmit iu plotësuan kërkesat, një qasje që rezultoi katastrofike.

Një analogji më e mirë historike është ndarja e Evropës dhe botës në Konferencën e Jaltës.

Në shkurt, për herë të parë që nga Konferenca e Detit të Zi e vitit 1945, Shtetet e Bashkuara votuan për një çështje të sigurisë globale me Rusinë kundër Evropës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe vendeve të tjera perëndimore, duke hedhur poshtë rezolutat e OKB-së që dënonin pushtimin rus.

Rendi botëror i vendosur 80 vjet më parë nuk është dhe aq drejt fundit, se sa po përmbyset qëllimisht. Trump po krijon një sistem ndërkombëtar shumëpolar, që synon ta kënaqë kryesisht vetëm interesat amerikane. Nëse Ukraina është një gur shahu në një marrëveshje të madhe për burimet me Putinin, Tajvani mund të jetë i sakrifikushëm në një marrëveshje të madhe tregtare me Xi Jinping.

Konkurrenca shumëpolare është një biznes i njohur për rrezikun që bart, dhe Putin dhe Xi janë mjeshtra të real-politikës, në të cilën edhe Trump beson se shkëlqen. Evropa s’mund të krahasohet me Rusinë në Ukrainë pa mbështetjen amerikane, e cila mund të mos vijë. Pavarësisht sanksioneve aktuale, Rusia ka ndërtuar një makineri ushtarake të frikshme, e cila është vendimtare në luftërat e gjata. Riarmatimi në Evropë supozon ri-industrializimin, një përpjekje që kërkon kohë, dhe është tepër e kushtueshme nëse synimi është të pavarësia e vërtetë nga Shtetet e Bashkuara. Pastaj ka një problem me vullnetin politik. Vendet që janë “ballkanizuar” nga politika e identitetit, nuk do ta kenë të lehtë të mobilizohen kundër armiqve të tyre.

Oferta e Emmanuel Macron për të zgjeruar mburojën bërthamore të Francës s’do të parandalojë përshkallëzimin në vitet e ardhshme të fushatës së sabotimeve, sulmeve kibernetike dhe vrasjeve që Rusia po i kryen tashmë në Evropë. Në pavetëdijen e saj, kasta sunduese e Evropës duket se e kupton dhe e pranon pafuqinë e vet.

Por gjeopolitika s’ka të bëjë vetëm me burimet. Ajo është gjithashtu një luftë mitesh. Ashtu si miti se shoqëritë liberale, janë të destinuara t’i mposhtin regjimet autoritare në inovacionin teknologjik. Rusia cariste, Gjermania perandorake dhe Japonia e dinastisë Meiji u industrializuan pa qenë ose pa u bërë liberale.

Ato importuan kryesisht teknologji të shpikura në shoqëri të hapura si Britania dhe Shtetet e Bashkuara, ashtu siç ka bërë Kina dekadat e fundit. Mitet janë histori që njerëzit i tregojnë për t’i dhënë kuptim jetës së tyre, dhe ato nuk mund të përdoren si teori shkencore. Themelet monoteiste të vlerave perëndimore janë shkatërruar.

Çdo gjurmë e sukseseve të Perëndimit, është fshirë nga indoktrinimi me mitin e bashkëpunimit të tij unik në shtypjen e nxitur nga racizmi. Gjithçka që ka mbetur, është legjenda e superioritetit të tij të natyrshëm teknologjik. Miti i Kinës për ripërtëritjen kombëtare, mund të jetë më i qëndrueshëm.

Nën mbulesën e mbikëqyrjes dhe shtypjes, mund të fshihen shumë nga dobësitë e shoqërive liberale: borxhi kronik, papunësia e të rinjve, mungesa e qëllimeve në jetë. Avantazhi i Kinës është se elita e saj sunduese nuk është e pushtuar nga përbuzja për historinë dhe traditat e veta. Ajo i mëson popullit të saj se qytetërimi i saj është superior ndaj atij të Perëndimit. Dhe këtu hyn në lojë Donald Trump. Fitorja e tij e madhe në zgjedhjet e fundit, shprehu një refuzim të gjerë të elektoratit ndaj një ideologjie të majtë që shpifte dhe tallte qytetërimin amerikan.

Ndryshimi i madh që ka nxitur – fuqia e butë në formën e saj më të pastër – është për momentin i pamposhtur. Të tronditur nga një përmbysje që nuk e imagjinuan kurrë, progresistët janë për momentin në krizë të thellë. Megjithatë, euforia mund të zbehet shpejt.

Teksa Steve Bannon e denoncoi Elon Musk si “vërtet të lig”, koalicioni MAGA i populistëve nacionalistë dhe tekno-futuristëve është përçarë. Ndryshimi i regjimit të Trump, mund të

jetë një fazë tjetër e dekadencës dhe rënies së Perëndimit. Cilado qoftë rezultati në fund, ndikimi i presidencës së tij do të jetë i pariparueshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit