spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Përditësimi i fundit i KQZ-së, këto janë qytetet ku ende s’janë numëruar të gjitha votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar votat në 99.17 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e mbajtura në Kosovë të dielën. 

Nga 2533 vendvotimeve, janë procesuar 2512 vendvotimeve. 

Sipas rezultateve aktuale preliminare të KQZ-së kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind të votave, pasuar nga PDK-ja me 22.15 për qind dhe LDK-ja me 17.59 për qind. 

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët gjendet në vendin e katërt me 7.47 për qind të votave. 

Në rezultatet preliminare të KQZ-së nuk janë përfshirë votat me kusht, ato të personave me aftësi të kufizuara dhe votat e mërgatës. 

Ndërsa votat kanë mbetur pa u numëruar akoma në Deçan, Gjilan, Klinë, Mitrovicë, Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prizren, Shtërpcë dhe Mitrovicë të Veriut.

Përditësimi i fundit nga KQZ është bërë në ora 19:10 minuta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit