spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

‘Për Zotin a për famë’, hoxha kritikohet ashpër për veprimin e tij në rastin e Shpat Kasapit

Ndarja nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka sjellë një situatë të diskutueshme në rrjet, lidhur me atë se kush mundësoi kthimin e shpejtë të trupit në vendlindje.

Siç dihet, procedurat për riatdhesimin e trupave nga Italia shpesh janë burokratike dhe mund të zgjasin disa javë. Pikërisht këtu ka qenë edhe thelbi i ndihmës së ofruar për familjen Kasapi, që ceremonia të kryhej sa më parë.

Familja e këngëtarit falënderoi publikisht Igli Taren, një figurë me ndikim dhe lidhje të forta në shtetin fqinj, duke lënë të kuptohet se ndërhyrja e tij shmangu pritjen e gjatë.

Ndërhyrja e hoxhë Ahmed Kalasë
Megjithatë, hoxha i njohur Ahmed Kalaja përmes një postimi në Instagram ka publikuar një foto me biznesmenin Mariglen Shehaj, duke ia atribuuar atij meritën kryesore për zgjidhjen e këtij halli.

Sipas Kalasë, mediat nuk kanë pasqyruar të vërtetën e plotë. Ai thekson se ishte Shehaj ai që mbuloi transportin dhe shpenzimet, duke bërë të mundur që trupi të mos mbetej peng i procedurave që do të merrnin javë të tëra.

“Vëllai ynë Mariglen Shehaj është marrë me të gjitha shërbimet… si edhe transportimin e tij për në Tetovë,” shkruan hoxha, duke shtuar se ndërsa nuk mohon kontributin e të tjerëve për efekte proceduriale, barra kryesore materiale dhe logjistike ka rënduar mbi mikun e tij.

Reagimet: Bamirësi apo reklamë?
Postimi ka ndarë ndjekësit në dy kahe. Ndërsa disa vlerësojnë transparencën dhe gjestin e Shehajt, shumë të tjerë kanë kritikuar ashpër hoxhën në seksionin e komenteve.

“A e bëri për hir të Zotit apo për me postu këtu?” pyet një ndjekës, ndërsa të tjerë shprehen se në momente morti, “lufta” për merita se kush e solli trupin më shpejt nga Italia është e pavend dhe cenon dinjitetin e dhimbjes së familjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit