Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, sipas rezultateve aktuale, ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës për vetëm 7 vota.
Mustafa ka marrë 17 mijë e 465 vota, ndërsa para tij renditet Hajdar Beqa me 17 mijë e 472 vota.
Dallimi prej vetëm shtatë votash e bën këtë një nga garat më të ngushta për mandat deputeti në këto zgjedhje.
Megjithatë, rezultatet mbeten ende jo përfundimtare deri në certifikimin final të procesit zgjedhor.










