spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Për tre ditë, tre humbje: Komuna e Vitisë nesër shpall ditë zie

Komuna e Vitisë është tronditur nga një tragjedi e rëndë që ka prekur thellë qytetarët e saj.

renda vetëm tre ditësh, tre të rinj të komunës humbën jetën në mënyrë të papritur dhe tragjike, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjet dhe të afërmit e tyre.

Në këtë moment të vështirë, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shpallur ditë zie, për të nderuar kujtimin e jetëve të humbura dhe për të shprehur solidaritetin me ata që po përballen me këtë dhimbje të madhe.

“Kjo dhimbje është e papërshkrueshme dhe ka prekur thellë secilin prej nesh. Në nderim të jetës së tyre dhe për të shprehur solidaritetin e institucioneve dhe të gjithë qytetarëve me familjet që po përballen me këtë dhembje të madhe, shpall të mërkurën, 11.06.2025 DITË ZIE në Komunën e Vitisë.

Gjatë kësaj dite:

  • Flamujt në të gjitha institucionet komunale do të ulen në gjysmështizë;
  • Aktivitetet kulturore, sportive dhe festive do të pezullohen;
  • Institucionet dhe qytetarët do të nderojnë kujtimin e të rinjve tanë me heshtje dhe respekt të thellë.”, thuhet në njoftimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit