spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Për sportisten e Shqipërisë që shumë media botërore alarmuan, ky është vendimi i fundit

Federata Shqiptare e Skive, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Instagram” pak minuta më parë, ka njoftuar se skiatorja Lara Colturi do të vazhdojë të jetë pjesë e Shqipërisë edhe në të ardhmen.

Prej ditësh ishte përfolur një largim i saj drejt Italisë, vendit të saj të lindjes.

“Një lajm i mirë për Shqipërinë dhe sportin e skive.

Është arritur marrëveshja që sportistja Lara Colturi të vazhdojë të garojë për Shqipërinë edhe për sezonin sportiv 2025-2026.

Po punohet intensivisht për detajet e kontratës”, thuhet në deklaratën e Federatës Shqiptare të Skive.

“I urojmë Larës suksese në shkollë këto ditë. Përveç sportit dhe karrierës në sport, Lara mbyll këtë vit edhe studimet e shkollës së mesme. Suksese Larës dhe Shqipërisë në Lojërat Olimpike”, thuhet më tej në deklaratën e publikuar.

Siç dihet, vitin tjetër do të zhvillohen në Milano-Cortina (Itali) Lojërat Olimpike Dimërore dhe Lara Colturi ka shanse të sigurojë medalje. Këtë sezon, ajo u ngjit tri herë në podium në garat e Kupës së Botës për femra në ski (dy vende të dyta dhe një të tretë).

Pak javë më parë u përfol se Colturi, 18 vjeçe, mund të rikthehej të garonte për vendin e saj, pasi kishte bërë kërkesë në KOKSH për ndryshimin e kombësisë (ajo ka pasaportë shqiptare prej disa vitesh). Ajo ka nderuar flamurin kuqezi në garat e Kupës së Botës sezonin e fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit