“Për shpifuna nuk ka falje”, protestuesit kërkojnë llogari nga Kurti

Gjatë protestës “Jo në emrin tim” që po mbahet sonte në Prishtinë, qytetarët kanë drejtuar thirrje edhe ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Para objektit të Qeverisë së Kosovës është dëgjuar thirrja: “Për shpifuna nuk ka falje”, ndërsa protesta po vazhdon me brohoritje dhe mesazhe të tjera nga turma.

Tubimi po mbahet në sheshin “Skënderbeu”, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta është thirrur me moton “Jo në emrin tim”.


Qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet, ndërsa gjatë protestës po dëgjohen thirrje të ndryshme lidhur me aktgjykimin dhe zhvillimet pas tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit