Për çfarë vepre penale mund të akuzohet Shkëlzen Gashi dhe deri në sa vite burgim mund të dënohet nëse shpallet fajtor

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se narrativa të tilla si kjo e ekspozitës së Shkëlzen Gashit me shumë të pavërteta lidhur me luftën, nuk duhet të kenë vend në sheshet e Kosovës.

Ai ka thënë se prokuroria duhet të bëjë vlerësim nëse ekzistojnë elemente të veprës penale të nxitjes së përçarjes.

“Qasjet përmes të cilave tentohet të relativizohet lufta si vlerë sublime e jona dhe të deformohet realiteti historik nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen. Në këtë kontekst, është e arsyeshme që prokuroria të fillojë punën e saj në drejtim të grumbullimit të informatave dhe vlerësimit nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, me shumë gjasë ‘Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’, e paraparë me nenin 141 të Kodit Penal”, u shpreh ai.

Bajraktari ka deklaruar se për këtë vepër penale, Kodi parasheh dënim me gjobë ose burgim deri në pesë vite burgim.

“Thelbi i kësaj vepre penale qëndron në ndalimin e nxitjes apo përhapjes publike të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit ndërmjet grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupeve të tjera të përcaktuara mbi bazën e karakteristikave personale. Për këtë vepër, Kodi parasheh dënim me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit