Peka për Vlora Hysenin: Vjen nga një familje e lidhur këmbë e krye me trafikun ndërkombëtar të drogës

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avenir Peka, i ftuar në nje studio televizive, ka ngritur një sërë pretendimesh në lidhje me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, dhe mënyrën se si ajo është pajisur me certifikatat e sigurisë.

Peka deklaroi se Vlora Hyseni vinte nga një familje e lidhur, sipas tij, me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe se disa prej familjarëve të saj të afërt në Kosovë ishin dënuar në Gjermani për trafik droge.

Ai ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si janë kryer verifikimet për pajisjen e saj me certifikatë sigurie. Sipas Pekës, SHISH-i kishte mbledhur informacion për Hysenin dhe, për shkak të faktit se ajo kishte jetuar dhe punuar në Kosovë, i ishte drejtuar institucioneve ligjzbatuese dhe shërbimit sekret të Kosovës për informacione shtesë.

Peka pretendoi se informacioni i ardhur nga Kosova ishte fshehur dhe se, në vend të tij, ishte përgatitur një raport tjetër mbi bazën e të cilit ishte dhënë certifikata e sigurisë.

‘Për sa i përket Vlorа Hysenit. Vlora Hyseni vjen nga një familje e lidhur këmbë e krye me trafikun ndërkombëtar të drogës. Familjarët e saj në Kosovë, familjarët e saj të afërt, jo vetëm që janë kryesorët e trafikut të drogës, por janë të dënuar me vendim të formës së prerë në Gjermani. Jo një, janë disa. Rrethi i ngushtë familjar i Vlorа Hysenit janë jo një, por disa të dënuar në Gjermani për trafik droge“, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit