spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Peci reagon pas intervistimit: Ja kush e di në funksion të kujt e kam kryer detyrën zyrtare

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka falënderuar qytetarët për mbështetje të treguar gjatë ditës së djeshme me rastin e intervistimit për më shumë se tri orë nga Prokuroria Speciale.

Peci një ditë pas intervistimit nga organet e drejtësisë shprehu mirënjohje për solidaritetin që i është treguar dhe theksoi veçanërisht besimin e 133,987 qytetarëve që i dhanë votën në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për të gjithë ata që e njohin punën e tij e veçmas për 30 mijë fermerët që përfitojnë subvencione dhe grante.

“Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njeherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në cdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, ka shkruar Peci në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit