spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Peci: Nuk e marr seriozisht atë që raportohet në media, vazhdojmë me votën e fshehtë për kryetar të Kuvendit

Bashkëkryetari i listës Guxo, Faton Peci, ka thënë se edhe në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive do të ndiqet e njëjta procedurë për votimin e komisionit që do të mbikëqyrë votimin e fshehtë për kryetarin ose kryetaren e Kuvendit.

Ai është pyetur nga gazetarët lidhur me raportimet se Albulena Haxhiu mund të zëvendësohet sot me Fatmir Limajn, por Peci ka reaguar me skepticizëm ndaj informacioneve që po qarkullojnë.

“Ajo çka raportohet në media unë s’e marr hiç as seriozisht as të vërtetë. E para, e dyta, ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i kryetarit të Kuvendit ose kryetares të jetë me votën e fshehtë”, tha ai.

Derisa një nga gazetarët e pranishëm e pyeti: “Çka po e pengon prej atyre që po raportohet në media?”, ndërsa Peci shtoi:

“Nuk fola kështu për një çështje specifike, por nëse i lexon 100 shkrime, 99 janë të pavërteta…”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit