Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një ofertë të favorshme për Nismën Socialdemokrate, përfshirë mundësinë e përfshirjes së saj në qeverinë e ardhshme.
Peci theksoi se oferta përfshin pozita të rëndësishme në ekzekutiv dhe mundësinë që Nisma të kontribuojë me ide dhe program në qeverisje.
“Me aq sa kemi informacione, oferta e kryeministrit për Nismën ka qenë bukur gjeneroze për mundësinë që ata të marrin pozita të rëndësishme në qeverinë e ardhshme dhe të japin kontributin, idenë, vizionin dhe programin me të cilin kanë garuar në zgjedhjet e fundit.”, ka deklaruar Peci para hyrjes në Kuvend.
Peci u shpreh optimist se deri në fund të javës mund të ketë një Kuvend të konstituar.






