spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Peci: Kosova thyen rekord në mbjelljen e grurit, u ba buka e motmotit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci njoftoi se Kosova ka arritur një rekord të ri në sektorin e bujqësisë, me mbi 74 mijë hektarë të mbjellura me grurë në nivel vendi për vitin.

Përmes një video-adresimi rrugës për në Suharekë ku së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, do të nisin zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve për këtë vit, Peci tha se kjo është një e jashtëzakonshme në sektorin e bujqësisë.

“Vitin e kaluar shënuam rekord të të mbjellurave dhe rendimentit dhe siguruam bukën e motmotit. Këtë vit kemi thyer rekord të ri, janë mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjellura me grurë sesa në vitin paraprak”, tha ministri në detyrë.

Ai theksoi më tej rëndësinë ekonomike të këtij arritjeje.

“Marrë në tërësi me një mesatare minimale, Kosova minimalisht ka prodhuar këtë vit mbi 56 milionë euro në vlerë të sasisë së grurit, dhe mbi 74 mijë hektarë në nivel vendi që është rekord i ri në sektorin e bujqësisë”, u shpreh Peci.

“U ba buka e motmotit!”, shkroi më tej ai krahas një fotografie të publikuar me Albin Kurtin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit