Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se deputetët e saj nuk do të marrin pjesë as në vazhdimin e seancës për presidentin që nis nga ora 14:00.
Sekretarja Vlora Çitaku, tha se PDK nuk bëhet pjesë e kësaj “maskarade politike”.
“Isha shumë e qartë. Nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade politike”, u shpreh Çitaku.
Çitaku i ka bërë thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura për presidente, pasi sipas saj, kjo është lojë politike e Albin Kurtit.









