spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

PDK nuk lëviz nga qëndrimi, Qalaj: Nuk e mbështesim Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin e fshehtë për kryetaren e Kuvendit, duke theksuar se kjo formë votimi është e kundërkushtetuese.

“Kandidatja e propozuar nuk do të kalojë. Me sa unë kam informacione, s’ka as iniciativa nga ata që duhet të marrin iniciativa,” tha Qalaj para mediave. Ai shtoi se PDK-ja do të jetë e pranishme në çdo iniciativë, por nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që e konsideron në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, mënyra se si qeveria po tenton të imponojë një votim të fshehtë për Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit, është jo vetëm e papranueshme, por edhe në kundërshtim me parimet kushtetuese të shtetit. Qalaj përsëriti se qëndrimi i PDK-së në këtë çështje është i palëkundur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit