spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

PDK-në nuk po e zë salla “1 Tetori”

Partia Demokratike e Kosovës, pas pak minutash, do të hapë zyrtarisht fushatën e saj parazgjedhore. Përtej të gjitha pritshmërive, salla e madhe “1 Tetori” është mbushur plot me qytetarë të cilët kanë ardhur për të mbështetur PDK-në dhe kandidatin e saj për Kryeministër, Bedri Hamzën, në misionin për një Kosovë më të mirë.

Me qindra qytetarë janë ende jashtë sallës, të pamundur për të hyrë brenda, por që po qëndrojnë aty për të shprehur mbështetjen e tyre.

“Kosova mundet më mirë” është slogani i PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, i cili ka ngjallur entuziazëm dhe përkrahje të gjerë nga qytetarët anembanë vendit. Në këtë tubim madhështor po marrin pjesë edhe personalitete të shquara të shoqërisë sonë, mes të cilëve edhe ikona e muzikës shqipe, Shkurte Fejza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit