Që në orët e hershme të mëngjesit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Në kuadër të këtij aksioni janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe drejtorë e asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.
Gjatë aksionit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është parë duke shkuar drejt objektit të Qeverisë, me qëllim që të verifikojë nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndodhet brenda objektit.
PDK-ja po kërkon zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit.








