Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së hënë do të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues.
Sipas njoftimit zyrtar të partisë, në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet politike si dhe çështje të tjera me rëndësi.
Në njoftim theksohet se mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së do të nisë nga ora 16:00.









