Pas dështimit për të 46-tën herë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët e partive ish-opozitare kanë vendosur të mos e lëshojnë sallën plenare.
Deputetët nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë qëndruar në sallë si shenjë pakënaqësie dhe proteste ndaj mënyrës se si po menaxhohet procesi nga kryesuesi dhe partia fituese.
Ata janë shprehur të vendosur që të qëndrojnë brenda Kuvendit, duke e konsideruar situatën si të papranueshme dhe të qëllimshme për ta mbajtur vendin në krizë institucionale.
Ky veprim vjen pas përplasjeve të ashpra në seancë dhe bllokadës që po vazhdon prej kohësh.






