spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar para Kuvendit lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu nga Lipjani, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë.

Gruda shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe e cilësoi rastin si një ngjarje tragjike që ka tronditur opinionin publik. Ai i bëri thirrje institucioneve që të marrin përgjegjësi dhe kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Ne kërkojmë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike që na tronditi të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, si aktor i papërgjegjshëm politik dhe ligjor,” deklaroi Gruda.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit