“PDK e LDK u sillen më keq se Fatmir Limaj” – kreu i Nismës i kundërpërgjigjet Kurtit: Boll me pallavra e muhabete kafesh

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është përgjigjur ashpër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se krerët e PDK-së dhe LDK-së po sillen “më keq se Limaj” vetëm për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Limaj e ka quajtur qasjen e Kurtit si populizëm të ulët dhe diskurs të “odave”, duke i kërkuar që të marrë përgjegjësinë që i takon si fitues i 51% të votave.

“Ky nivel e lëshon diskutimin kryeministri se unë e di se e bën për populizëm se i ka dhezë, për muhabete të kafeve, të lira… Jo zotëri, Kosovën e dojnë edhe ata që nuk janë votuar, edhe ata që të kanë votuar. Por ju e keni përgjegjësinë, prandaj ju duhet t’i ftoni, prandaj ti me 51% je ai që të është dhënë besimi me i pri këtij vendi dhe tenton me bë zgjidhje,” tha ai.

Më tej, Limaj i quajti “pallavra” deklaratat e Kurtit për marrëveshjet politike, duke shtuar se vendi nuk mund të funksionojë pa bashkëpunim.

Ai paralajmëroi se nëse vazhdohet me këtë bllokadë, vendi do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të shpeshta.

“Këto pallavra nuk shkojnë më, se janë shku 8 vjet. Ky vend nuk funksionon pa marrëveshje politike. E kam përmendur që kemi me shku në zgjedhje në muajin prill. Nëse vazhdojmë qeshtu, jemi në zgjedhje prapë në vjeshtë,” deklaroi Limaj teksa shtoi se negocimi i tij me Kurtin ka qenë në nivel Kuvendi, duke e cilësuar si legjitim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit