Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar kundër vendimit për kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Ai tha se kjo nismë prek mijëra qytetarë dhe kompani që punësojnë mbi 150 mijë punëtorë në vend.
“Ju e dini që PDK e ka kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe tani edhe daljen e bizneseve në treg të lirë”, deklaroi Tahiri për mediat.
Sipas tij, PDK do ta dërgojë nesër këtë çështje në Gjykatën Themelore të Prishtinës, duke kërkuar pezullimin e vendimit që ai e cilëson si të dëmshëm për sektorin privat dhe ekonominë e vendit.










