PDK dhe Ferit Idrizi sonte mbajnë tubimin përmbyllës në Vushtrri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, do të mbajnë sonte tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore.

Tubimi qendror do të zhvillohet në Sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri, duke filluar nga ora 18:00.

Ky tubim pritet të mbledhë strukturat e PDK-së, simpatizantët dhe qytetarë të shumtë për të mbyllur zyrtarisht fushatën elektorale para ditës së zgjedhjeve.

Ferit Idrizi, që garon me numrin 191, pritet të adresojë të arriturat e mandatit të kaluar dhe të prezantojë vizionin e tij për zhvillimin e mëtejmë të komunës, nën moton e angazhimit për transparencë, efikasitet dhe bashkëpunim me qytetarët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit