spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

PDK: Aktvendimi i Kushtetueses konfirmoi se VV-ja e ka mbajtur peng Kuvendin

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, e ka cilësuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese si konfirmim të plotë të qëndrimit të PDK-së se Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur peng Kuvendin për muaj të tërë, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në një konferencë për media, Tahiri tha se Grupi Parlamentar i PDK-së nuk ka marrë pjesë në asnjë votim, pasi që nga fillimi e ka interpretuar saktë aktvendimin paraprak të Kushtetueses.

“Në vazhdimësi i kemi kërkuar z. Dehari ta respektojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, pra para këtij aktgjykimi që doli sot dhe ta respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, gjë të cilën e refuzonte në vazhdimësi. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj, të shpallur sot shpalli të pavlefshme të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 për shkak të moszbatimit të aktgjykimit të mëhershëm të shkeljeve të rënda procedurale dhe kushtetuese.”, tha Tahiri.

Ai u shpreh se, pavarësisht këtij vendimi, pret që Vetëvendosje të vazhdojë të tentojë vendosjen e një “rendit të ri” në kundërshtim me Kushtetutën.

“Jemi të lumtur që tashmë nuk do ta kemi barrikadën që e pati vendosur z. Kurti me zonjën Haxhiu, si një barrikadë që nuk mund ta kalonim për të krijuar institucionet. Mirëpo, e njëjta nuk mund të dalë në votim më shumë se tri herë dhe shpresojmë që gjatë kësaj periudhe do të arrijmë në pikën kur do ta gjejmë një kandidat, i cili do ta ketë edhe votën e grupeve tjera parlamentare.”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit