Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimin tavan të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të ministrisë, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, benzina 1.39 euro për litër, teksa gazi 0.67 euro për litër.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 (e hënë) dhe do të vlejnë deri ditën e nesërme (e martë).

Çmimi i naftës nëpër botë ka rënë pas lajmeve për marrëveshjen midis SHBA-së dhe Iranit.










