spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Pasi dështoi seanca e 43-të Agim Bahtiri nervozohet me kolegët: S’kemi ardhë për hajgare këtu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar me tone të ashpra, duke kritikuar opozitën për sjelljen e saj në procesin e zgjatjes së bllokadës institucionale.

“Kjo është nuk di çka të them, të vijnë edhe nuk votojnë, nuk di çka t’u them atyre. Populli nuk e ka votuar asnjë nga ne që të vijë këtu edhe të bëjë hajgare”, tha Bahtiri.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as në seancën e 43-të ta zgjedhë kryetarin e tij.

Dështimi erdhi pasi nuk u miratua Komisioni për organizimin e votimit të fshehtë.

Pro këtij komisioni votuan vetëm 55 deputetë, ndërsa nuk pati vota kundër apo abstenime. Në sallë ishin të pranishëm 99 deputetë.

Seancën e ka kryesuar deputeti më i vjetër, Avni Dehari, i cili njoftoi se takimi i radhës do të mbahet më 9 korrik, në orën 11:00.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga regjia t’ua ndërprejë fjalën tre deputetëve: Ariana Musliu të PDK-së, Besian Mustafës të LDK-së dhe Time Kadrijajt të AKK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit