Një pasagjere 38-vjeçare, që kishte konsumuar alkool, detyroi ekujpazhin e një avioni që fluturonte nga Britania e Madhe drejt Egjiptit që të bënte ulje të detyruar në Heraklion.
Nga një video e postuar, shihet se pasagjerja shfaqet e irrituar dhe agresive, ndoshta ndaj një tjetër pasagjeri.
Incidenti u regjistrua pardje me 38-vjeçaren që udhëtonte me familjen e saj, megjithatë, pasi kishte konsumuar aq shumë alkool sa po u shkaktonte probleme ekuipazhit të avionit dhe pasagjerëve të tjerë.
Gruaja u arrestua nga autoritetet.








