spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Pas vizitës së Ramës në Hagë, reagon Behrami: Krerët e UÇK-së do të lirohen, turpi për Kurtin do të jetë i përjetshëm

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Hagë.

Sipas kryeministrit Edi Rama, Hashim Thaçi është rrëmbyer pa gjyq dhe pa akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës. Këtë zhvillim e ka komentuar Artan Behrami, i cili është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.

“Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, sërish merr rrugën e gjatë për të vizituar në Hagë presidentin Hashim Thaçi, ndërsa ish-kryeministri Albin Kurti nuk e ka marrë mundin t’i ndajë dy minuta për ta mbushur një formular dhe të shkojë t’i vizitojë krerët e UÇK-së”, ka thënë Behrami.

Tutje, ai ka thënë se ish-kryeministri Kurti mund të ketë inat ndaj Hashim Thaçit, pasi i ka humbur çdo betejë politike përballë tij, por ka shtruar një pyetje me habi se cila është arsyeja që nuk e ka vizituar Rexhep Selimin.

“Edi Rama është përfaqësuesi më i madh i shqiptarëve të Shqipërisë dhe i shqiptarëve të Kosovës. Krerët e UÇK-së shumë shpejt do të lirohen, por turpi (për Kurtin) do të jetë i përjetshëm”, ka thënë Behrami në fund të reagimit të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit